18:24 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ndahen 350 mijë euro, Istogu shpejt me shtatoren e Ibrahim Rugovës

Komuna e Istogut sot ka nënshkruar marrëveshje me Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës(AMKMK), me vlerë 350,000.00€, për vazhdimin e punimeve në kompleksin memorial dhe muzeun “Ibrahim Rugova” në Istog.

Nga Kuvendi i Republikës së Kosovës janë aprovuar 200,000.00 ndërsa 150,000.00€ nga Komuna e Istogut. Fillimi i punimeve të memorialit dhe muzeut pritet të nisë shumë shpejtë.

Më pas do të fillojnë punimet për vendosjen e shtatores së Presidentit Rugova./Indeksonline/