10:05 / E Martë, 03 Tetor 2017

Ndahet nga jeta rokeri legjendar

Është ndarë nga jeta në moshën 66 vjeçare, muzikanti amerikan Tom Petty. Ishte familja e tij e cila informoi përmes një deklarate.

Legjenda e Rock and Roll pësoi sulm në zemër. U gjet i pavetëdijshëm, pa frymë dhe në arrest të plotë kardiak në shtëpinë e tij në Malibu, herët të hënën.

66-vjeçari u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetonte. Ndërroi jetë vonë atë mbrëmje.

Petty njihej si vokalist i grupit “The Heartbreakers”, ndërsa ndër hitet e tij ishin “American Girl”, “Breakdown”, “Free Fallin’”, “Learning to Fly” dhe “Refugee”.