22:31 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Ndalohen për 48 orë deputetët që hodhën gazin (Foto)

Të gjithë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të arrestuar për hedhje të gazit lotsjellës do të qëndrojnë së paku 48 orë në mbajtje.

Burimet e Indeksonline tregojnë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka marr vendim që të njëjtit të qëndrojnë në mbajtje për dy ditë.

Gjatë kësaj kohe ata do të dalin para Gjykatës e cila do të marr vendimin e radhës për caktim të paraburgimit apo për lirim të tyre.

Deputetët e arrestuar sot ishin: Xhelal Sfeqla, Fitore Pacolli, Drita Millaku, Sali Zyba dhe Valon Ramadani./Indeksonline/

 

Temat: