09:39 / E Premte, 10 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ndalohen veturat në Gërmi, shkak Festivali Sunny Hill

Festivali i muzikës, Sunny Hill fillon sonte. Ata që duan të jenë pjesë e festivalit, munden përmes biletave individuale por edhe grupore.

Festivali mbahet në Parkun Gërmia në Prishtinë, e kështu veturat do të jenë të ndaluara në këtë pjesë.

Ata që duan të jenë pjesë e Festivalit duhet të shfrytëzojnë transportin publik.

Në natën e parë të festivalit do të performoj këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa.