13:57 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Ndalohet në Tiranë iraniani i dyshuar për terrorizëm

Eshtë ndaluar pak më parë në Tiranë nga anti-terrori një iranian i dyshuar për prirje terroriste.

Iraninani me inicialet F. Z., është ndaluar në fillim nga rojet e Gardës së Republikës e më pas është përcjellë për tek strukturat tjera të posaçme për çështjet në fjalë.

Ai është 57 vjeç dhe u ndalua pranë një selisë së një komuniteti fetar në vend.