19:48 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

Ndërhyrja e Ramos nuk lejohet as në xhudo, serbi heshti edhe në futboll (Foto/Video)

Lëndimi i Mohamed Salah ka bërë bujë nëpër media dhe rrjete sociale.

Ndërhyrja nga Sergio Ramos po analizohet në forma të ndryshme nga njerëz me profesione të ndryshme.

Mirëpo një vlerësim ka ardhur edhe nga Federata Evropiane e Xhudos.

Përmes një postimi në Twitter ata e kanë konstatuar se një ndërhyrje e tillë është e rrezikshme edhe në Xhudo.

“Waki-gatame është një teknikë e rrezikshme. Kjo është arsyeja pse nuk është e lejuar që Xhudo të përdorët për kalimin në ne-waza. Çfarë mendoni për këtë faull dje në mbrëmje në finalen e Ligës së Kampionëve”, ka shkruar faqja zyrtare e Xhudos.

Më poshtë është një demonstrim se çfarë quhet “waki-gatame” në xhudo. /IndeksOnline/

Temat: