16:02 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ndërpritet greva e autobusëve të linjës Prizren-Prishtinë

Autobusët e linjës Prizren-Prishtinë kanë ndërprerë grevën që kishte filluar dje.

Deri tek ndërprerja e grevës ka ardhur pas një takimi që përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës kanë pasur me kryetarin e shoqatës së transportuesve rrugor të Kosovës Ruzhdi Kurtishi.

“Ministria e infrastrukturës, gjegjësisht departamenti i transportit rrugor në bashkëpunim me operatorë, shoqatat dhe të tjera palë relevante, në afat sa më urgjent do t’i trajtojnë dhe zgjidhin të gjitha problemet që i kanë transportuesit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.