11:38 / E Enjte, 17 Maj 2018 / k.v

Ndërrimi i shpeshtë i temperaturave. Ja si ti përballoni

Ndryshimet drastike të temperaturave brenda pak ditësh janë të zakonshme dhe njëlloj janë edhe ndryshimet që ato sjellin në shëndetin tonë.

Këto ndryshime dinë të shfaqen në mënyra të ndryshme, si lodhje, molisje, luhatje tensioni, ftohje, etj.

Ndryshimet në shëndet që shfaqen si pasojë e ndryshimeve drastike të temperaturave, përgjithësisht janë jo serioze mirëpo mund të na shkaktojnë probleme të vogla, transmeton Indeksonline.

Çfarë mund të bëjmë ne?

Duke marrë parasysh që janë probleme të vogla, janë disa gjëra qe ne mundë t’i bëjmë për të parandaluar apo trajtuar këto problem.

Pini shumë ujë. Uji ju ndihmon të qëndroni të hidratuar dhe të parandaloni simptomat që shfaqen nga ndërrimi i motit.

Pini çaj dhe konsumoni pemë dhe perime. Ushqimi ka rol të madh në parandalimin e simptomave të ndryshme që shfaqen nga çfarëdo lloj shkaku, përfshi ato nga ndryshimet drastike të temperaturave./Indeksonline/