01:50 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ndërron jetë babai i Ramush Haradinajt

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se sonte ka ndërruar jetë babai i tij.

Hilmi Haradinaj ka kohë që është shtruar në spital për shkak të një sëmundje të rëndë, shkruan Indeksonline.

Varrimi i tij do të bëhet të hënën, në ora 14:00 në Gllogjan.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,
Ju njoftoj se sonte, pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë babai ynë, Hilmi Haradinaj.
Varrimi i të ndjerit bëhet të hënën, më 18 Qërshor ora 14, në Gllogjan.
Të ndjerit Dritë i pastē shpirti!
RH