10:44 / E Diele, 08 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ndërron jetë në mënyrë tragjike boksieri shqiptar (Foto)

Të shtunën, 40 minuta pas mesnate, në spitalin Shibenikut nga plagët e rënda në një aksident makine, ndërroi jetë 27-vjeçari, Valentin Kajtazi.

Kajtazi me prejardhje shqiptare që jetonte dhe vepronte në Kroaci, ishte pjesë e Kick-boksit te klubi “Petar Kreshimir”, transmeton IndeksOnline.

Lajmin për vdekjen e Kajtazit, e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e departamentit të policisë, Marica Kosor.

Po ashtu klubi i kick-boksit përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar vdekjen e boksierit.

“Ne jemi të gjithë të tronditur nga ky lajm. Valentini ishte një anëtar i yni shembullor, një boksier profesionist. Pas një operacioni që kishte gjatë këtij viti ai nuk u paraqit në kampionatin shtetëror. Tani nuk mund të besojë që ai nuk do të jetë pjesë e jona”, ka shkruar trajneri Petar Kresimir./IndeksOnline/