21:22 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ndeshja e parë e La Ligas në Amerikë: Kush do të luajë dhe në çfarë kohe?

Për herë të parë në histori, një ndeshje zyrtare e La Ligas do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por njoftimi ka ngjallur disa dyshime.

Është një marrëveshje, e cila përcjellë në vete shumë gjëra të panjohura, transmeton IndeksOnline.

Kush do të luajë në këtë ndeshje?

Në princip, sipas El Pais, ndeshja që do të zhvillohet në Amerikë, do të zhvillohet nga Real Madridi ose Barcelona, një vendim i kuptueshëm, duke e konsideruar faktin se të dyja klubet janë të përcjellura shumë në vendet amerikane.

Cili stadium do të ”humbasë në Shtetet e Bashkuara?

Ky është një problem tjetër, dhe nëse ndeshja do të zhvillohej në Bernabeu dhe ”Santiago Bernabeu”, kjo do të nënkuptonte se skuadra në fjalë do ta humbiste mbështetjen e tifozëve lokal.

A do të bëhet kompensimi i biletave sezonale për ata që i kanë blerë?

Nëse tifozët e marrin kompensimin financiar që e kanë humbur ndeshjen në fjalë, klubet duhet t’i rimbursojnë ata për paratë e shpenzuara.

Në çfarë kohe të sezonit?

Një aspekt i rëndësishëm duket ky, pasi udhëtimi prej Evropës në Amerikë merr disa orë. Ky do të ishte një hendikep i madh në kohën kur janë përgatitjet për Champions League. Me një kalender të ngjehur, do ntë jetë shumë problem për kohën e zhvillimit të ndeshjeve në SHBA.

Dhe në çfarë ore do të luajnë?

Kjo pikë është më pak problematike. Nëse ndeshja zhvillohet në Miami në orën, 14:00, ora në Spanjë do të ishte 18:00./IndeksOnline/

Temat: