15:33 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ndeshja, Prishtina – Gjilani është shtyrë, por ”Skifterat” nisen për në kryeqytet

Para pak çastesh është konfirmuar se ndeshja mes Prishtinës dhe Gjilanit është shtyrë.

Kjo për shkak se UEFA nuk e ka licensuar ende stadiumin e rinovuar, ”Fadil Vokrri”.

Megjithatë për këtë çështje nuk janë informuar ende tifozët e Gjilanit, ”Skifterat”, shkruan IndeksOnline.

Tifo-grupi i njohur i Gjilanit iu ka bërë thirrje tifozëve që të mblidhen së bashku në ora, 17:30 te stadiumi në Gjilan.

Ndërsa, nga ora 18:00 ata planifikojnë të nisen drejt Prishtinës.

Por, ndeshja është shtyrë dhe nuk do të zhvillohet sonte dhe nuk dihet se kur ndeshja në fjalë do të zhvillohet./IndeksOnline/