16:58 / E Mërkurë, 02 Maj 2018 / indeksADMonline

Ndotja e madhe e ajrit në botë, çon në 7 milionë vdekje në vit

Më shumë se 90 për qind e botës po jeton në një ajër të ndotur, paralajmërojnë njohësit e shëndetësisë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë dje publikoi rezultatet e studimit të saj në ndotjen e ajrit të grimcave të imëta  në rreth 110 vende.

Këto grimca mikroskopike janë të padukshme për sytë e njeriut- por mund të depërtojnë thellë në mushkëri dhe gjithashtu të shkaktojnë sëmundje të zemrës dhe kancer, transmeton Indeksonline.

Raporti i OBSH-së zbulon se çdo cep i globit ka probleme me ndotjen e ajrit- por vendet më të varfra janë më keq, me nivele më të larta të ndotjes në Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Azinë Juglindore.

Organizata e Kombeve të Bashkuara dje fajësoi ndotjen e ajrit për të paktën shtatë milionë vdekje çdo vit, ndërkohë që aktivistët kërkonin më shumë veprime nga qeveritë./Indeksonline/