22:47 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ndryshimi i kufijve, Ivanov: Çdo plan i tillë do kishte pasoja negative, efekt zinxhir në Ballkan

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka dalë hapur kundër propozimit të Presidentit kosovar, Hashim Thaçi për ndryshim kufijsh në Ballkan. Në një festë të ushtrisë maqedonase, Ivanov ka deklaruar se çdo plan i tillë do të kishte pasoja negative për vendin dhe do shkaktonte një efekt zinxhir në të gjithë rajonin, duke paralajmëruar kështu se e njëjta gjë do të ndodhte edhe me Maqedoninë, pas ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi.

 “Këto plane janë të rrezikshme për të cilat duhet të investohet. Ky plan do të sillte një efekt zinxhir në vendet e tjera të rajonit. Për këtë qëllim investimi në mbrojtje duhet të jetë prioritet i qeverisë”, tha mes tjeras Ivanov.