16:55 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ndryshon koha e nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Japonisë

Marrëveshja mes Kosovës dhe Japonisë, e paraparë të nënshkruhet në orën 18:00, do të nënshkruhet pas pak minutave, në orën 17:00, në Hotelin “Emerald”.

Kështu kanë njoftuar ministria e Punëve të Jashtme, e cila ka theksuar se për shkak të agjendës së ngjeshur të 10 vjetorit të Pavarësisë, kjo marrëveshje do nënshkruhet një orë përpara, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, kjo marrëveshje do nënshkruhet nga zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli dhe njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme së bashku me zv ministrin parlamentar të Punëve të Jashtme të Japonisë, Manabu Horii.

Kjo marrëveshje po vlerësohet të jetë e rëndësishme për të dyja shtetet.

Kjo ka për qëllim dhënien e grantit shtetëror të Japonisë për Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës./Indeksonline/