12:17 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

Në Australi të gjithë të frikësuar! Besart Berisha po largohet (Foto)

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Besart Berisha mund të largohet nga Australia gjatë këtij viti.

Skuadra e Melbourne Victory triumfoi dje ndaj Newcastle Jets, në finalen e playoffit, duke u shpallur kampion, shkruan IndeksOnline.

Pas ndeshjes të gjithë e pyetën Besin për të ardhmen, e ky i fundit la një shenjë largimi.

“Unë po ua bëjë një pyetje juve tani, çfarë duhet fituar tjetër në A-League?”, i ka thënë Berisha një gazetari.

Titulli i këtij viti ishte i dyti me Melbournen dhe i katërti personal, pasi dy herë e fitoi me ekipin e Brisbane Roar.

Kosovari poashtu fitoi dy herë garën e artë për golashënuesin më të mirë në A-League.

32-vjeçari këtë sezon shënoi vetëm 14 gola dhe për herë të parë në karrierë, nuk e gjeti vetën në tabelën finale të golashënuesve.

“Unë jam duke punuar shumë, por jam paksa i rraskapitur. Me rëndësi këtë vit është se i kam ndihmuar skuadrës dhe isha pjesë e saj në këtë moment”, shtoi Berisha.

Në rast se Berisha vendos të largohet, atëherë objektivi është Kina, pasi ka marr oferta nga disa klube atje./IndeksOnline/