15:25 / E Mërkurë, 07 Mars 2018

Në Belgjikë jepet dënimi i parë për veprime seksiste në hapësirë publike

Një burrë i cili kishte ofenduar një grua police për shkak të gjinisë së saj, është shndërruar në personin e parë që është dënuar për sjellje seksiste në hapësirë publike në Belgjikë.

Burri, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, u ndalua në qershor të 2016-ës për shkelje të rregullave të trafikut me ç’rast i kishte thënë polices se puna e saj nuk është për gra.

Një gjykatë në Bruksel e ka dënuar atë me gjobë prej tre mijë eurosh. Ai mund të apelojë vendimin.

Ligji i cili dënon sjelljet seksiste kishte ishte prezantuar në vitin 2014 pas prezantimit të një dokumentari në të cilin shfaqej abuzimi me të cilin përballen gratë nëpër rrugë.

Përmes tij dënohet çdo veprim apo deklaratë që shpërfaqë përmbajtje, e cila konsideron një person inferior në bazë të gjinisë apo ulë dikë në një dimension seksual.

Temat: