12:22 / E Shtunë, 14 Korrik 2018

Në futboll nisi lufta Serbi-Kroaci, futbolli po i bashkon ata sërish!

Një shkelm i Zvonimir Boban u ba sebep që të nisë fillimi i luftës së pavarësisë kroate. Sigurisht është qesharake të nxjerrësh përfundimin se një futbollist me një goditje solli një konflikt, por kontributi i Boban në një trazirë mes tifozëve të Dinamo së Zagrebit dhe Yllit të Kuq të Beogradit në maj të vitit 1990 solli armiqësi mes Jugosllavisë dhe popullsisë nacionaliste të Kroacisë.

Shumë viktima dhe disa vite luftë bënë që Serbia e Kroacia të jenë armiq të përbetuar ndër vite.

Por, ky Botëror që po luhet në Rusi po shihet si një urë bashkimi mes dy shteteve sllave, shkruan Indeksonline.

Novak Djokovic ishte ai që e theu akullin duke thënë se është tifoz i Kroacisë në Botëror.

Më pas, presidentija kroate, Kitarovic tha se populli kroat është me Djokovocin në turneun e ëimbledonit.

Pas kësaj deklarate, reaguan edhe yjet kroat, Modric e Djokovic të cilët thanë se do të donin që në ulëset e ëimbledonit të bënin tifo për tenistin serb.

Madje, shumica e lojtarëve kroat publikuar foto me Djokovicin, si shenjë mbështetëse për turneun prestixhioz në të cilin ai po synon finalen. /Indeksonline/

Temat: