16:20 / E Shtunë, 05 Maj 2018 / indeksADMonline

Në Indi shkoi për të trajtuar depresionin, por i ndodhi e papritura (Foto)

Një turiste e cila udhëtoi për në Indi për të trajtuar depresionin që e kishte kapluar, i ka ndodhur e pa pritura. Ajo ishte droguar, përdhunuar dhe prerë kokën para se kufoma e saj të ishte lënë varur me kokë poshtë në një pyll.

Policia zbuloi se Liga Skromane ishte joshur nga dy burra të cilët më pas e kishin sulmuar seksualisht atë para se ta mbysnin.

33-vjeçarja e cila ka lindur në Letoni, por ka jetuar në Dublin, me partnerin e saj arriti në Kerala me motrën e saj në shkurt.

Ajo shpresonte të trajtohej në një nga qendrat e përtëritura të shërimit të rajonit, raporton NDTV.

Por ajo u zhduk disa javë pas mbërritjes në vend pas shkuarjes në një plazh lokal.

Sulmuesit e dyshuar të cilët tani janë në paraburgim janë shitës lokalë të drogës. /Indeksonline/

Temat: