08:28 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Në këtë periudhë mund ta dini se a është fëmija juaj majtak apo djathtak?

A është fëmija juaj majtak apo djathtak, mund të jetë e përcaktuar që në muajin e tetë të shtatzënisë, kanë treguar shkencëtarët.

Hulumtuesit e Universitetit Ruhr në në Bokum, kanë zbuluar se a do të jetë bebja majtake apo djathtake mund të jetë e përcaktuar pas formimit të boshtit kurrizor.

Kurrizi fillon të formohet në javën e gjashtë të shtatzënisë, mirëpo në javën e tetë bebja fillon të zhvillojë gishtat dhe shputat.

Ekspertët nëpërmjet ultrazërit në javën e 13-të kanë zbuluar që bebja juaj mund të thithë gishtin e djathë apo gishtin e majtë, gjë që mund të zbulojë se a do të jetë majtake apo djathtake.

Studimi i publikuar në revistën eLifeSciences, tregon që korteksi motorik i bebes – pjesë e trurit që kontrollon lëvizjet, nuk është i lidhur me palcën kurrizore në mitër, siç është menduar më parë.