15:13 / E Diele, 17 Dhjetor 2017

Në këtë qytet të Kosovës Policia parandalon një luftë qensh

Policia e Rajonit të Ferizajt pas grumbullimit të informacioneve në bashkëpunim me Stacionin Policor në Shtërpcë e ka parandaluar mbajtjen e një gare (ndeshjeje) me qen.

Kjo luftë qensh ishte paralajmëruar të mbahej sot në fshatin Firajë të Shtërpcës.

Përmes një komunikate, Policia e Ferizajt njofton se që nga dje dhe sot ka bërë angazhim maksimal për të parandaluar këtë garë me qen, e cila si e tillë dhe sikur në shumicën e vendeve të civilizuara të botës, konsiderohet ilegale.

Policia përkujton se abuzimi me kafshë sanksionohet me ligj.