17:36 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Në lojërat aziatike për t’i ikur shërbimit ushtarak

Ylli i Tottenham, Son Heung Min  ka arsye të fortë pse dëshiron që vendi i tij, Korea e Jugut të fitojë lojërat aziatike, transmeton Indeksonline.

Son do të udhëtoj në Indonezi me ekipin u23 që t’i ikë shërbimit ushtarak. Ligji i Koresë së Jugut thoi së çdo qytetarë duhet të kryej shërbimin ushtarak para moshës 27 vjeçare.

Por ka përjashtime për atletët që sjellin suksese dhe medalje për vendin. Prandaj 26 vjeçari duhet të fitojë këtë turne që të i ik shërbimit ushtarak.

Nëse nuk arrin të sjellë ndonjë medalje Son, do të duhet të i humbas dy sezone të karrierës së tij. Korea e Jugut në grup ka Bahrejnin, Malazin  dhe Kirgistanin. Përveç Koresë së Jugut, Japonia, Irani dhe Kina janë favoritët për të fituar këtë turne. Lojërat Aziatike fillojnë sot dhe mbarojnë me 1 shtator./Indeksonline/