07:33 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

Në mëngjes, në Merdarë pritjet më të vogla

Gjatë ditëve të verës kolonat e gjata nëpër pikëkalimet kufitare po vazhdojnë të jenë të gjata.

Zakonisht, pika më e ngarkuar është ajo e Merdarës.

Përderisa në orët e mbrëmjes në Merdare ishin krijuar kolona të gjata deri në 6 orë, mëngjesin e sotëm është pak më mirë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitare për momentin në Merdarë megjithëse ka kolona për të dalë nga Kosova nevojiten deri në 1 orë e 30 minuta.

Ndërsa për të hyrë brenda në Kosovë nëpër këtë pikë kalim kufitar pritjet janë deri në 20 minuta./Indeksonline/