23:24 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

Në Mercedesin me targa shqiptare në Greqi kapen 6kg heroinë

Një sasi prej 6 kg heroinë e pastër u sekuestrua të dielën prej Rojës Bregdetare greke në portin e Igumenicës.

Sipas policisë greke, 14 pako të lëndës narkotike e llojit heroinë e pastër, ishin fshehur në parafangon e automjetit Mercedes me targa shqiptare që drejtohej prej një shtetasi spanjoll me origjinë shqiptare, 38 vjeç, i cili u arrestua në flagrancë.

Burime policore thanë se lënda narkotike ishte montuar në parafangon e automjetit në Fier dhe pasi kishte kaluar në tokën greke, do të imbarkohej në traget me destinacion Italinë, ku edhe do të dorëzonte lëndën narkotike, shkruan Tch.

Automjeti dhe dy telefona celulare u sekuestruan,ndërsa vazhdojnë hetimet për zbardhjen e skemës së trafikut të heroinës.

Temat: