17:08 / E Shtunë, 23 Qershor 2018 / indeksADMonline

Në moshën 54 vjeçare, vdes bateristi i grupit ‘Pantera’, Vinnie Paul

Bateristi Vinnie Paul i grupit ikonik të metalit të rëndë Pantera ka vdekur, ka njoftuar grupi.

Vincent Paul Abbott, i cili themeloi grupin së bashku me vëllain e tij, vdiq në moshën 54 vjeçare, transmeton Indeksonline.

“Paul është më i njohur për punën e tij si baterist në grupin Pantera dhe Hellyeah. Nuk ka hollësi të mëtejshme në këtë kohë. Familja ju kërkon të respektoni privatësinë e tyre gjatë kësaj kohe. “, shkruhet në njoftim.

Vëllai i tij, kitaristi Pantera “Dimebag” Darrell, u qëllua dhe u vra duke u shfaqur në skenë në 2004./Indeksonline/