19:13 / E Martë, 03 Korrik 2018 / indeksADMonline

Në ndeshjen Suedi – Zvicër është thyer një rekord i jashtëzakonshëm (Foto)

Ndeshja Suedi – Zvicër do të mbahet mend gjatë në statistikat e Kupës së Botës.

Në këtë ndeshje është arritur shifra 40 milionë shikues që kanë ndjekur në stadiume Kupën e Botës.

Që nga fillimi i këtij kompeticioni në vitin 1930 deri më sot, njerëz sa popullsia totale e Argjentinës kanë shikuar ndeshjet e Botërorit në stadiume.

Ndeshja me më shumë spektator në histori të Kupës së Botës është finalja e vitit 1950 në Brazil.

Ndeshja Uruguai – Brazil është ndjekur nga 199.854 shikues në stadiumin Maracana. /IndeksOnline/