17:23 / E Mërkurë, 11 Prill 2018 / indeksADMonline

Në një shtet tjetër “kopjohet” Vetëvendosje (Foto)

Deputetët nga fraksioni i partisë opozitare “Yelk” kanë protestuar dje me bombola gazi në Kuvendin e Armenisë, për të ndaluar presidentin aktual të vendit Serzh Sargsyan të emërohet kryeministër.

Anëtari i këtij fraksioni, Ararat Mirozyan deklaroi se protestat ndaj Partisë Republikane të Armenisë (RPA) dhe Sargsyanit do të vazhdojnë në rrugë. raporton Insajderi.

Madje fraksioni “Yelk” ka njoftuar për protestë më 13 prill kundër emërimit të Sargsyanit kryeministër.

Veprime të ngjashme kishte përdorur Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë, për më shumë se tre vite.

Fillimisht Vetëvendosje kishte hedhur gazin lotësjell së bashku me partitë tjera opozitare të asaj kohe, AAK-në dhe NISMA-n, por së fundmi kishin hedhur gaz lotësjellës muajin e kaluar në seancën ku pozita tentonte ta kalonte demarkacionin me Malin e Zi.