11:09 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Në pamundësi për të shkuar, Vuçiq flet në telefon me banorët e Banjës

Banorët e fshatit Banjë të Skenderajt janë mbledhur në oborrin e një shkolle, ku presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po iu drejtohet nëpërmjet telefonit.

Raportohet se Vuçiq është ndaluar nga policia në fshatin Terrnavc, transmeton KP.

Kjo për shkak të protestave dhe reagimeve të qytetarëve dhe organizatave të dala nga lufta dhe vendimit të qeverisë për të tërhequr lejen për vizitën e Vuçiqit në Banjë.

Ndryshe, kryeminsitri i vendit, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka ka tërhjekur lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Skënderaj.