21:01 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

Në përkrahje të futbollistëve kosovarë, ky vend stoliset me flamuj të Zvicrës

Zhegra e komunës së Gjilanit është stolisur me flamuj të Zvicrës.

Kjo në përkrahje të Xherdan Shaqirit, Blerim Xhemajlit, Granit Xhakës e Valon Behramit pasi të premten e nesërme kombëtarja e Zvicrës do të zhvillojë ndeshje përballë Serbisë në kuadër të kampionatit botëror, Rusia 2018.

Kujtojmë, se Zhegra është edhe vendlindja e Xherdan Shaqirit, futbollistit kosovar dhe yllit të premier ligës angleze.

Fotografitë janë huazuar nga media online e Zhegrës.

Më poshtë shikoni fotot: