15:11 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Në prag të liberalizimit të vizave (cinike turistike) a duhet ta testojmë (jo)racizmin tonë?

Shkruan: Fadil Maloku

Sa kuptoj unë i thash; sociologjikisht termi apo koncepti racizëm në kontekstin që është përdorur nga Lubonja, e ca ish analista (që tash janë shndrru në telall të politikës qeveritare) është tërësisht i gabuar!

1. Ngase, s’pari me racizëm (racism) nënkuptohet një bindje apo një perceptim që shpjegon se termi racë është në fakt një atribut që shërben për të kuptuar dallimet në karakterin apo kapacitetet e njerëzve, komuniteteve, apo grupeve më të mëdha shoqërore.

2.S’ dyti,ky term i atribuohet gjithashtu një lloj mendimi, ideologjie apo bindjeje sipas të cilit cilësimet biologjike të një individi apo grupi vendosin për: vlerat, peshën rëndësinë apo të drejtën e gjykimit të një komuniteti apo të një grupi shoqëror, për një problematikë sociale, politike, apo edhe kulturore, që është absurd i llojit të vete!

3. S’ treti, është absurd edhe për shkak se cilësimet biologjike, s’mund të përdoren si “aparaturë” sociale për të gjykuar mendimet, bindjet, dhe frustrimet e ndryshme midis individëve, aq më pak në rast se i takojnë të njëjtit grup apo organizim social! (P.S. Termi racist mund të përdoret vetëm si metaforë! Edhe atë kur ajo ekskluzivisht shërben si agjens socializues për ambientet e ngarkuara me stereotipi identike siç është aktualisht kjo e jona…)