21:29 / E Premte, 27 Prill 2018 / indeksADMonline

Në Prishtinë vera, në këtë pjesë të Kosovës bora 4 metra [Video]

Edhe pse po hyjm në muajin maj, në disa vende malore të Kosovës vazhdon prezenca e borës.

Kështu në fshatin Restelicë të Komunës së Dragashit ka ende prezencë të borës madje me trashësi shumë të madhe, shkruan Indeksonline.

Sipas një video që është bërë nga banorët shihet se në këtë vend malor trashësia e borës është rreth katër metra edhe pse ka më shumë se një muaj që ka përfunduar dimri.

Në një “gropë” ku stuhitë e kanë mbledhur borën dhe rrezet e diellit nuk arrijnë të depërtojnë gjatë gjithë ditës, megjithatë bora vazhdon të jetë prezente.

Sipas banorëve, shpeshherë ndodhë që bora  tjetër të bie mbi atë të vjetrën.

Më poshtë shikoni videon:

/Indeksonline/