08:15 / E Martë, 06 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Në pritje të kryeministrit të Malit të Zi, sigurohet sheshi “Skënderbeu” (Video/Foto)

Autoritetet e sigurisë kanë marrë masa për ta ruajtur qetësinë gjatë vizitës së kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq në Kosovë.

Sheshi “Skënderbeu” tashmë është rrethuar me shirita nga ku tregohet se andej nuk mund të kalojnë qytetarët, raporton Indeksonline.

Kryeministri Markoviq do të takohet me Ramush Haradinajn në orën 08:30 në ndërtesën e Qeverisë./Indeksonline/