16:40 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

Në Suedi stacioni i përmbytur nga uji shndërrohet në pishinë (Video)

Suedezët qejf-bërës e kanë shndërruar stacionin e trenit të përmbytur nga uji në Uppsala (një qytet afër Stockholmit) në një pishinë të improvizuar.

Ata nuk harruan që të sjellin me vete edhe goma të notit për t’u dëfryer.

“Isha në vizitë tek prindërit, kur babai im më tregoi [një fotografi në Instagram] se stacioni i trenit ishte mbushur me ujë … kështu që ne menduam se ishte një gjë zbavitëse për ta bërë”, tha pjesëmarrësja Sarah Thoren, banore e Uppsala.

Përmbytja ndodhi pasi Suedia ishte kapluar nga një valë nxehtësie që u bë shkas i shumë zjarreve në disa vende.

Stacioni hekurudhor në qendër të Uppsalas u mbush me ujë të dielën mbrëma deri në lartësinë e gjurit.

Temat: