13:38 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Në telashe atletët rus, përdorin doping edhe në Lojërat Olimpike Dimërore? (Foto)

Aleksandr Kruchelnitckii fitoi medaljen e bronztë së bashku me partneren e tij Anastasia Bryzgalova – atletja që kapi vëmendjen botërore me talentin dhe bukurinë e saj.

Atleti rus që po merr pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pyeongchang”, Kruchelnitskii thuhet se ka dështuar në disa teste të “dopingut”, transmeton IndeksOnline.

Dyshja fitoi medaljen e bronztë, por që tani rrezikohet t’i merret për shkak të disa gjetjeve të substancave të ndaluara.

Një faqe e internetit “Sport Express” pretendon se te atleti rus u gjetën disa substanca që përdorën për të trajtuar viktimat e sulmeve të zemrës.

Është e njëjta, si të tenistes Maria Sharapova, ku para disa viteve dështoi në një test të drogës.

Një konfirmim zyrtar për dënimin apo mos dënimin e atletëve të cilët po paraqiten pa flamur rus për shkak të dënimit të marrë, pritet të jepet nesër./IndeksOnline/