09:52 / E Enjte, 24 Maj 2018 / indeksADMonline

Në tren për Prizren, Bashkimi e “kall” qytetin pasi triumfoi ndaj Prishtinës (Video)

Bashkimi është shpallur Kampion i Kosovës në Basketboll duke mposhtur Prishtinën me rezultat të përgjithshëm 3-1.

Ky ishte suksesi i parë i skuadrës nga Prizreni ku edhe u shijua në maksimum, shkruan indeksonline.

Pas ndeshjes tifozët së bashku me basketbollistët kanë festuar në shatërvan triumfin në Superligë.

Ata madje kanë festuar së bashku me kupën në trenin e shatërvanit duke marshuar në rrugët e Prizrenit. /IndeksOnline/