11:41 / E Mërkurë, 11 Korrik 2018 / indeksADMonline

Në vend që ta dërgojnë në spital, prindërit lutën që foshnja t’iu vdes

Prindërit e një foshnje që cili vdiq disa orë pas lindjes në vitin 2017 u shpallën  fajtor të hënën për vdekjen e saj.

Sarah Mitchell, 25 vjeçare dhe Travis Lee Mitchell, 22 vjeçar, ishin anëtarë të kishës “Lulet e Krishtit” në Oregon, e cila promovon fuqinë e lutjes për të shëruar, transmeton Indeksonline.

Prindërit nuk e kishin dërguar  vajzën e tyre tek mjeku, duke shkaktuar vdekjen e saj. Foshnja, e quajtur Gennifer, ka lindur para kohe me binjaken saj Evelyn. Për fat të mirë pas vdekjes së Gennifer, autoritetet mundën të shpëtojë jetën e Evelyn, e cila kishte vështirësi në frymëmarrje.

Sarah nuk e dinte se ajo ishte duke pritur binjakë deri  kur vajzat lindën, sepse nëna e re vendosi të mos mësoj gjininë para lindjes.

Në gjykatë, u tha  që  Gennifer ka lindur me vështirësi në frymëmarrje dhe ishte ashtu disa orë pa shkuar në spital.

Anëtarët e kishës u lutën  për vajzën dhe vunë duart e tyre mbi fëmijën e sëmurë me qëllim për të shëruar, por askush  nuk kishte kërkuar ndihmë mjekësore . /Indeksonline/