17:38 / E Premte, 13 Korrik 2018 / indeksADMonline

Në vend se të ishte në finalen e Botërorit, po luan biliard (Foto)

Atmosfera e madhe që mbretëronte në kampin e kombëtares kroate, pas fitores ndaj Nigerisë, u prish për një moment kur selektori Daliç e përjashtoi yllin e skuadrës, Nikola Kaliniç. Që nga ai moment, sulmuesi i Milanit nuk ka folur fare në media.

Por, 3 javë më pas, Kaliniç ka postuar një foto ku shihet duke luajtur biliard në kampin e skuadrës së Milanit.

Në vend se ai të bëhej gati për finalen e madhe të Botërorit, Kaliniç shihet duke luajtur biliardo. Sulmuesi kroat kishte refuzuar të futej në lojë në minutën e 84 të ndeshjes ndaj Nigerisë, për të cilin veprim selektori Daliç e përjashtoi nga Botërori./Indeksonline/