10:32 / E Diele, 15 Korrik 2018 / indeksADMonline

Në Vushtrri parashikohet me qenë fituesi i Botërorit “Rusia 2018”! [Video]

Sot do të zhvillohet finalja e Kampionatit Botërorë ‘Rusia 2018’, ndërmjet Francës dhe Kroacisë.

Një parashikim për lojën e madhe e ka bërë edhe një qytetarë nga Komuna e Vushtrrisë. Ai për Indeksonline ka dërguar video në redaksi ku shihet parashikimi i tij që ka zgjedhur ta bëjë përmes kafshës. Sipas videos, lexuesi ka vendosur në tokë dy letra, njërën të Francës respektivisht Kroatëve dhe aty afër ka lënë dy copa ushqimi.

Më tej, qeni shihet teksa afrohet kadale dhe zgjedh ushqimin që ishte kah pjesa e Kroacisë, pra sipas këtij parashikimi, kroatët do të shpallen kampion bote. Kujtojmë, se parashikim të tillë ka bërë edhe Kopshti Zoologjik në Maqedoni, respektivisht në Shkup, ku ka përzgjedhur fituesin. Kësisojë, edhe lemurët parashikuan se kroatët do të jenë shteti që do të triumfojë ndaj “gjelave”.

Ndryshe, Franca dhe Kroacia zhvillojnë sot takimin nga ora 17:00./Indekonline/