11:21 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Negociata në shtëpinë e Neymarit në Brazil, Real Madridi afër marrëveshjes?

Neymar JR shumë lehtë mund të largohet nga Paris Saint Germain në fund të këtij sezoni.

Ylli i Kombëtares së Brazilit, Neymar është afër marrëveshjes me gjigantin spanjoll, Real Madrid.

Sipas gazetës spanjolle “AS”, disa udhëheqës të klubit madrilen dhe legjenda e Brazilit, Ronaldo Nazario de Lima, ishin në shtëpinë e Neymarit për të negociuar.

Ashtu sic shkruajnë mediat në Spanjë, për Neymarin do të paguhen plotë 260 miionë euro.

Kujtojmë se 26-vjeçari u largua nga “Camp Nou” gjatë sezonit të kaluar me shifrën rekord 222 milionë euro./IndeksOnline/