11:13 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018 / indeksADMonline

Nëna braktis dy fëmijë në Prizren, arrestohet

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një femër e cila dyshohet që ka keqtrajtuar fëmijët e saj dhe i ka braktisur.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën  “Wesly Clark”, në Prizren  ku janë  identifikuar dy fëmijë-viktima, të cilët ishin duke kërkuar lëmoshë.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara, shtetase e Shqipërisë, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Indeksonline/