20:06 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Nëna dizajnere, tregon disa ide si të krijoni hapësira atraktive për fëmijët (Foto)

Për shumë prindër hapësirat e dhomave të fëmijëve janë të shpërndara me lodra.

Por kjo nuk duhet të jetë rastësi.

Në fakt, është e kundërta për nënën Lisa nga Melbourne, 33 vjeçe, e cila transformoi hapësirën e fëmijëve në mënyrë mahnitëse, një zonë trendi e cila shërben edhe për argëtim por edhe për stimulim për të mësuar, transmeton Indeksonline.

Në këtë mënyrë, kjo nënë ka ndihmuar edhe prindërit e tjerë me disa ide se si të dekorojnë ambientet e fëmijëve.

Lisa, e cila tani është themeluese e një kompanie të interierit, ka punuar në ambientet e fëmijëve për më shumë se 12 vjet- gjashtë prej tyre si mësuese- dhe sa ishte shtatëzënë vendosi të studionte dizajnin.

“Si mësuese me të vërtetë më bëri të kuptoi se mjedisi i fëmijës është vendimtar për zhvillimin e tyre dhe mënyrën se si ata punojnë, luajnë dhe rriten si një person”, tha Lisa për Femail./Indeksonline/