17:47 / E Mërkurë, 10 Janar 2018

Nëna e cila humbi peshë të madhe do kishte dëshirë të ishte përsëri e trashë

Një nënë e cila ishte më parë me mbi peshë, ka thënë se do kishte dëshirë që përsëri të ishte me mbipeshë- pasi ka humbur peshë të madhe.

E gjithë kjo ka ardhur, pasi ajo nuk është e kënaqur pasi lëkura e stomakut i ka mbetur e lëshuar pas humbjes së peshës.

Nicky Codrai, 42 vjeçe nga Rotherham, në jug të Yorkshire, tregon se kishte arritur të humbte peshë duke hequr dorë nga pijet me sheqer, shkruan DailyMail, transmeton Indeksonline.

Codrai e cila tani ka rrobat e masës 10 po ka probleme me lëkurën e varur që i ka mbetur rreth belit, e cila e krahason me lëkurën e një 80 vjeçareje.

“Po ndihem sikur të isha 80 vjeçe. Më mirë të isha siç kam qenë se kështu”, ka deklaruar ajo./Indeksonline/