10:54 / E Hënë, 12 Shkurt 2018

Nëna e dy fëmijëve, transformon trupin në 12 javë

Si çdo nënë tjetër, Skei Hanlon ka gjetur vetën e saj duke u përpjekur të gjente kohë për ushtrime pasi kishte dy fëmijët e saj.

Nëna e dy fëmijëve, nga Melbourne, ka zbritur në 85 kilogram pasi ka mbajtur një dietë strike duke lënë ngrënien mes vakteve dhe duke marr një numër të lartë të proteinave.

Ndërsa ajo po bënte punën e saj të zënë dhe jetën familjare, tani 41 vjeçarja tha se ajo donte të hiqte kilet e tepërta pas një dëmtimi të rëndë në shpinë, transmeton Indeksonline.

Pas kryerjes së operacionit të rëndë kurrizor, gruaja e cila merret me financa nuk ishte në gjendje të punonte.

Duke folur për Daily Mail Australia, Hanlon zbuloi se ajo ishte gjithmonë aktive në fitnes përderisa ajo filloi të krijonte familjen.

“Kur fillova familjen isha e përkushtuar tërësisht në burrin dhe fëmijët e mi. Isha gjallë gjithë kohën, nuk e kontrollova atë se çfarë haja”, tha ajo.

“Haja shumë. Kur isha duke gatuar, bëja shumë ushqim për fëmijët dhe burrin im, kështu që ata që nuk mund ta përfundonin ata e haja unë. Kam vazhduar gjithashtu duke pirë disa gota verë në darkë kështu që ndoshta nuk ishte gjëja më e mirë, sepse ajo ishte e mbushur me sheqer”, ka thënë ajo.

Pasi isha shëruar nga dëmtimi në shpinë, ajo mori lejen nga mjeku për të stërvitur dhe për 12 javë e sfidoi vetën në palestër.

“Ushtroja 10 herë në javë”, tha ajo.

Gjatë regjimit të saj të rraskapitur, ajo bëri kardio, trajnim për forcë, çiklizëm, trajnim dhe intervale me pesha.

“Të kontrolloja vetën se çfarë haja ishte një fuqi e mendjes. Kështu kur fëmijët shkonin në stërvitjen e boksit, do të stërvitesha në studion e tyre”, ka thënë ajo./Indeksonline/