20:44 / E Hënë, 30 Prill 2018 / indeksADMonline

Nëna e Khloe Kardashian ia tregon qejfin Tristan Thompson, bën këtë veprim kaq të mençur

Kris Jenner, nëna e vajzave Kardashian e Jenner ka bërë një veprim prej një nëne të vërtetë. Ajo ia ka  treguar “qejfin” Tristan Thompsonit, djaloshi të cilin Khloe Kardashian e bëri baba.

Nëna e famshme e shoëbizit ka detyruar Tristan që të deponojë 10 milionë dollarë në fondin e vajzës të sapolindur, shkruan Indeksonline. Ajo madje e ka bërë basketbollistin që të nënshkruajë një kontratë ku thuhet se sa herë që do kapet duke e tradhtuar Khloe-n, ai detyrohet që t`i vëjë 10 milionë dollarë në atë fond.

Kështu kanë bërë të ditur mediat ndërkombëtare. Në ato madje shkruhet “Djalli punon goxha shumë, por Kris Jenner punon edhe më shumë”, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, pak ditë para se ta sillte në jetë vajzën, në media vërshuan fotografitë e Tristan Thompson teksa puthej me vajza të tjera. /Indeksonline/