14:00 / E Hënë, 09 Prill 2018 / indeksADMonline

Nëna e re ankohet se vjehrra e thërriste foshnjën e saj “fëmija im”, ky është reagimi i tjerëve

Një nënë e re u ankua për “sjelljen mbizotëruese” të vjehrrës së saj.

Në një forum në internet ajo kishte pyetur nëse do të duhej të mërzitej pasi vjehrra e saj thërriste foshnjën e saj “fëmija im”.

Pasi ajo bëri këtë pyetje ajo pa reagime të shumta të anëtarëve të këtij grupi, të cilët e kritikuan se ishte e paarsyeshme, transmeton Indeksonline.

Nëna e njohur në faqe si “Babybarclay”, kishte treguar ajo mërzitej shumë kur e dëgjonte vjehrrën duke e thirrur ashtu fëmijën e saj.

Mirëpo ajo u kritikua duke thënë se gruaja e vjetër ka thënë vetëm fraza të dashura për mbesën e saj dhe se ajo dëshironte vetëm të shijonte të qenit gjyshe./Indeksonline/