20:22 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Nëna lidh 9 vjeçarin për 5 orë dhe e rreh me dru, pastaj ai vdes. Arsyeja është e tmerrshme! (Video)

Një djalë nëntë vjeçar në lindje të Kinës u gjet i vdekur pasi u rrah nga nëna e tij, sepse ai e kishte humbur telefonin celular.

Djali, pseudonimi i të cilit ishte Ming Ming, ishte i varur në një karrige me fashata dhe u rrah barbarisht me një shufër prej orës 6 deri në orën 11 të pasdites së 5 janarit.

Fëmija u gjet me plagë të rënda në të gjithë trupin e tij, përfshirë kokën dhe fytyrën. Ai u shpall i vdekur në vendngjarje.

Një faqe kineze ka publikuar pamjet e kamerave të vëzhgimit nga lagjja në rrethin Huang Qiao Taizhou, ku djali ka jetuar me nënën e tij.

Videoja tregon Ming Ming me një një telefon celular kur ai u largua nga shtëpia më 5 janar.

Rreth orës 15:00, Ming Ming shihet duke kërkuar telefonin në një park.

Një orë më vonë, ai shkoi në zyrën e sigurisë dhe kërkoi ndihmë.

Një roje tha se djali humbi telefonin duke luajtur me dëborë. Telefoni nuk kishte kartë SIM dhe ishte i vështirë për t’u gjetur nën dëborë.

Nëna e tij e identifikuar Chen, u zemërua pasi mori vesh lajmin duke lidhur djalin në karrige dhe duke e rrahur me një shufër druri.

Ajo u mundua të argumentojsë se nuk e rrahu pesë orë rresht, por rreth pesë herë gjatë gjithë kohës.

Ajo i dha djalit të saj shumë pak ujë, por jo ushqim.

Chen e vuri në gjumë për të fjetur dhe rreth orës 5 të mëngjesit, ajo gjeti Ming Ming shtrirë në dysheme.

/