20:24 / E Mërkurë, 14 Mars 2018 / indeksADMonline

Nënat pozojnë pothuajse të zhveshura në plazh, për të treguar format trupore pas lindjes (Foto)

Një grup i nënave kanë pozuar pothuajse lakuriq, duke treguar kështu edhe trupat e tyre pas lindjes së fëmijëve.

Të 14 gratë dhe foshnjat e tyre, të gjithë u orvatën në Kaëana Beach në një bregdet të Australisë për të marr pjesë në këtë sesion të fotove.

Fotografitë janë vepër e Trina Cary, e cila mblodhi disa nga miket e saja dhe disa gra të tjera për të krijuar këto imazhe, transmeton Indeksonline.

Trina, 25 vjeçe, tha se qëllimi i saj për të krijuar këto fotografi ishte të përhapte më shumë dashur dhe kurajo te gratë që ta duan trupin e tyre. Si dhe rreth paragjykimit të trupit të grave.

Trina shpreson se projekti i saj do ndihmojë nënat e reja anembanë botës për të “dashur” formën e tyre të trupit pas lindjes.

“Unë dua të ndihmojë gratë të mësojnë të duan ndryshimet në trupin e tyre, pas lindjes. Ne jemi të gjitha të bukura në mënyrën tonë dhe ne nuk duhet të krahasojmë veten me njëri-tjetrin”, ka thënë ajo./Indeksonline/