18:53 / E Hënë, 19 Mars 2018 / indeksADMonline

Nënë e bijë bëjnë shoping për anëtarin më të ri të familjes (Foto)

Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, e cila prej vitesh jeton në Amerikë, shumë shpejt pritet të bëhet nënë për herë të dytë, shkruan Indeksonline.

Me ardhjen e bebes, Emina ka filluar edhe shopingun për të. Por, këtë herë për blerjet për fëmijën e dytë atë po e shoqëron vajza e saj, Ella Faria.

Nënë e bijë po shkëlqejnë përkrah njëra-tjetrës gjatë kohës që zgjedhin rrobat për fëmijën, të cilit ende nuk i dihet gjinia.

Kujtojmë se Emina është e martuar me miliarderin izraelit, Sam Nazarian./Indeksonline/