08:22 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Nënkryetari i Kaçanikut paralajmëron Haradinajn: Merrni masa, përndryshe sot protesta të dhunshme!

Nënkryetari i Kaçanikut, Ylber Bajra përmes një letre dërguar kryeministrit, Ramush Haradinaj,  ka kërkuar nga ky i fundit të marren masa për zhbllokimin e aksit rrugor në Kaçanik-Han të Elezit, e cila që disa ditë ka mbetur e bllokuar për shkak të punimeve.

“Ju njoftoj se banorët e fshatrave të prekura të dy komunave kanë paralajmëruar protestë të dhunshme nëse sot deri ora 14.00 nuk gjendet zgjidhje. Duke ju besuar në plotësi, parandaloni të keqen”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Letër të hapur kryeministrit Haradinaj!

I nderuari kryeministër Haradinaj,

Mbyllja e arteries kryesore Prishtinë-Shkup nga MI ka shkaktuar telashe dhe bllokime të disa fshatrave të komunave Kaçanik dhe HiE! Në të njëjtën, rruga alternative Doganaj, Glloboqicë Strazhë për shkak të fluksit të madh të trafikut, rrezikon jetërat e këmbësore lokal dhe vet udhëtarëve! Të njoftova me detajet të shtunën!

I nderuari kryeministër,

Me ministrin dhe zv përkundër insistimit tim për komunikim ndër institucional nuk ia kemi dal të merremi vesh! Ju njoftoj se banorët e fshatrave të prekura të dy komunave kanë paralajmëruar protestë të dhunshme nëse sot deri ora 14.00 nuk gjendet zgjidhje. Duke ju besuar në plotni, parandaloni të keqen!

Ju lutem merre ministrin e vizitoni sot kryetarët e komunave në fjalë! Në të kundërten kërkoj publikisht shkarkimin e Pal Lekaj!

Me respekt,

Ylber Bajra, nënkryetar i komunës ne Kaçanik