22:05 / E Premte, 12 Janar 2018 / indeksADMonline

Nënkryetari i LDK-së komenton deklaratat e Shkumbin Mehmetit

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në Debat, në RTK, komentuar deklarimet e mbrëmshme të dëshmitarit të mbrojtur të Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti.

Ky i fundit në rrëfim të tij në Zona e Debatit në KlanKosova, përmend emrat që sipas tij kanë kryer vrasjen e disa prej zyrtarëve të lartë në Kosovë menjëherë pas luftës, përfshirë aktivistët e LDK-së.

Haziri, ka theksuar se Mehmeti nuk është i besueshëm, pasi sipas tij, nuk janë tre emra por shumë të tjerë që duhet hetuar.

Viteve të fundit është thënë se vrasësi i Xhemajl Mustafës është në Kuvendin e Kosovës. Ndërsa mbrëmë u bë e ditur se nuk ka të bëjë me deputetin, por për një njeri pa adresë. S’di sa mundemi me i besu një personi si ai mbrëmë që e shikuam. Ai përmendi vetëm tre emra ndërsa ne mendojmë që duhet të hetohen 110 emra që kanë të bëjnë me dhunën dhe vrasjet ndaj aktivistëve të LDK-së”, ka thënë Haziri.